Reperi i famshëm shqiptar, po bëhet baba që në moshë të re megjithatë ai po tregon pjekuri për rolin e babait.
Mozzik i cili është në lidhje dashurie që një kohë të gjatë me këngëtaren Loredana Zefi, po pret t’i vijë në jetë fëmija i parë i cili sipas shenjave që reperi ka dhënë në rrjete sociale, është djalë.
Ndonëse publikisht s’e ka pranuar se po merr këtë epitet, Mozzik e Loredana mes rreshtave treguan se po bëhen prindër.
Ai në Instagram ka publikuar një animacion mjaft prekës e domethënës. Aty shihet një baba që përjeton çdo vështirësi për t’i trasuar rrugën e së ardhmes birit të tij.
Kjo është edhe një mënyrë me të cilën Mozzik tregon se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të birin e tij. /Prive.al