Para disa javësh ai paralajmëroi se më në fund po punon në një projekt i cili do të jetë i tëri në gjuhën gjermane.
“Auf Wiedersehen”, titullohet projekti i ri i cili parashihet të publikohet me datë 14 shkurt – që i bie të jetë dita e të dashuruarve.
Mirëpo kjo nuk është e gjitha! Projekti do të publikohet në orët e para të mesnatës, në ora 00:00, dhe përbrenda ka një tjetër surprizë për dëgjuesit e tij.
Projekti i cili do të jetë i tëri në gjuhën gjermane (i pari ky për reperin), do te ketë edhe një surprizë në gjuhën shqipe.
Se cka ka përgatitur reperi për fansat e tij, mbetet të shihet deri në momentin e publikimit. /Prive.al