Ka ditë të tëra, që në mediat online qarkullon lajmi se Mozzik dhe Loredana mund të jenë ndarë.
Fillimisht kanë qenë fansat e çiftit të cilët nisën me dyshime për shkak të prezencës së tyre të rrallë në Instagramin e njëri-tjetrit e më pas edhe projektet e Loredanës në të cilat mungonte Mozzik.
Përveç kësaj, vulë i tha më shumë dita kur reperja festonte ditëlindjen e Mozzik nuk e uroi.
Megjithatë, gjithçka paska qenë gënjeshtër dhe mbase lojë e çiftit për të qenë në vëmendjen e mediave.
Mozzik më në fund mbylli të gjitha thashethemet me një fotografi të cilën e postoi mbrëmë duke treguar se gjatë gjithë kohës ka qenë prapa gruas së tij me të cilën ka edhe një vajzë.
Ndryshe, Loredana sonte nxjerr një këngë të re./Prive.al