1 milion dollarë janë grumbulluar për Shqipërinë pas tërmetit që la shumë të vdekur dhe mbi 650 të plagosur, bashkë me fondacionin e krijuar nga Fundjavë Ndryshe dhe mbrëmë live në emisionin NIN në Klan Kosova.
Ka qenë Mozzik ai i cili bëri të ditur këtë lajm përmes Instagramit.
Ai tha se fshehurazi po i rrjedhin lotët, lot dhimbje për humbjen e viktimave dhe trishtimin që e panë sytë e njerëzve.
“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!
Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm !
Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”
Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!
Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithve”, ka shkruar Mozzik.”
Në shenjë solidarizimi ai anuloi edhe koncertin e tij në Tiranë në shenjë nderimi për 28 nëntorin.
Ai orë më parë ka arritur edhe në Tiranë të përcjellë situatën nga afër dhe lajmëron së do t’i vizitojë të gjithë zonat e prekura.
“Me ty Shqipëri në diell e shira..në mirë e tragjedira”, janë fjalët e reperit sipër imazhit ku shihet me lot në sy.
Po ashtu në llogarinë e tij në Instagram lajmëroi se 10 kamionë që transportojnë pako me ndihma kanë arritur nga Kosova e shumë të tjerë janë rrugës. /Prive.al