Loredana është rikthyer me projekt të ri muzikor.
‘Gallery dept’ është kënga që ka marrë vëmendjen e fansave dhe jo vetëm!
Ky krijim muzikor e ka vënë në ‘lëvizje’ edhe ish-partnerin e saj, reperin e njohur Mozzik.
Ky i fundit ka vendosur ta përkrahë Loredanën duke i shpërndarë këngën në Instagram.
‘Nana e Hanës’ ka qenë mbishkrimi në postim.
Ky gjest dëshmon se marrëdhëniet mes dyshes janë larg pikës së dikurshme kritike të ‘vlimit’.
Ata e kanë tejkaluar tensionin dhe në këtë moment kalojnë aq mirë mes vete, sa edhe për t’i shpërndarë këngët e njëri-tjetrit në Instagram. /Prive.al