Një vit më parë emrin e saj e kishte në kryetitujt e gazetave. Kjo pasi vendosi që t’i japë fund martesës së saj disavjeçare me aktorin Brad Pitt.
Por aktoren që vuajti nga kanceri, kishim kohë pa e parë në paraqitjet publike.
Mirëpo mbrëmja e djeshme, e ka sjellë aktoren Angelina Jolie në tapetin e kuq të ” Hollywood Film Awards”, në Beverly Hilton.
42 vjeçarja ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve, në një fustan të mëndafshtë në ngjyrë të hirtë, me krahë të gjatë e të theksuar në bel.
Ajo cilësohet si ikonë e bukurisë, dhe për një kohë të gjatë e ka ruajtur pamjen e saj prej bruneje, që mbrëmë e ka shoqëruar me një buzëkuq në të kuqe të ndezur. /Prive.al