(Mos)urimi i djeshëm i Trixës që shqetësoi fansat por doli alarm i rremë

By

Ditën e djeshme, Einxhel Shkira festoi ditëlindjen e saj të 33-të.

Sigurisht, urimet në adresë të prezantueses ishin vështirë të numërueshme shkaku i fluksit të madh.

Por, përkundër këtij fakti, një pjese të ndjekësve iu ra në sy një urim që mungoi.

Dje gjatë tërë ditës nuk pati postim nga Beatrix, e cila është një nga personat me të cilët Einxhel ka ruajtur raportin më të mirë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Kjo krijoi dyshime mes ndjekësve se mos diçka ka ‘lëvizur’ në raportin e vajzave.

Por, ky duket të jetë alarm i rremë.

Ndoënse me pak vonesë, urimi ka ardhur sot nga Trixa.

“Urime ditëlindjen për nënën më seksi. Ti e ndriçon çdo dhomë dhe gjithmonë di si të vendosësh buzëqeshje në fytyrën time. Të dua Einxhel Shkira. Gëzuar për bekime të mëtejme”, është shprehur ajo.

Këto ditë Beatrix gjendet në Paris dhe mesa duket kjo mund të ketë shkaktuar vonesë në postimin i cili më në fund erdhi! /prive.al

Artikuj të ngjashëm