Mos Olti Curri di diçka më shumë për nisjen e “Big Brother VIP”?

By

“Big Brother VIP” ka shoqëruar të paktën në dy vitet e fundit portalet që kohë pas kohe janë furnizuar me dyshime mbi nisjen e këtij formati edhe në Shqipëri.

Në fakt, Top Channel në kohën kur aty punonte Ledion Liço pati publikuar edhe një promo paralajmëruese e cila u harrua dhe su përmend më.

Por duket se suksesi i “Përputhen” si format ka bërë që të rikthehen sytë sërish drejt një nisje të “Big Brother VIP”.

Këtë gjë e pranoi së fundmi Ed Manushi nga Top Channel gjatë një interviste me Arjan Konomin ku shkarazi përmendi “idetë për rikthimin e Big Brother”.

Mbi një detaj të tillë ka folur së fundmi edhe Olti Curri.

View this post on Instagram

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri)

Opinionisti i njohur teksa ka shfaqur versionin Italian të këtij reality-shou është shprehur: “Ka ardhur koha për një Big Brother VIP edhe në Shqipëri”.

Nuk dihet nëse Olti di diçka më shumë mbi këtë gjë dhe po ngacmon idetë e ndjekësve apo thjesht postimi është në kuadër të një dëshire. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm