Mos humbisni këtë këngë parodi për koronavirusin nga artistët shqiptarë

By

Në një situatë kaq shqetësuese për botën, pak humor nuk do i bënte keq askujt!

Së fundmi në platformën Youtube është lansuar edhe një këngë tjetër parodi për koronavirusin.

Autori i tekstit me emrin Bujar Idrizi dhe këngëtari Berkan Beka me këtë parodi rreken të satirizojnë fenomenet shoqërore dhe thirrjen e qeverisë për vetë izolim.

Kënga titullohet “5G” si referencë e teorive konspirative se ishte teknologjia e komunikimt wireless 5G ajo që po përshpejton përhapjen e koronavirusit në një shpejtësi alarmante – natyrisht edhe kjo një satirë e dy artistëve.

Po ashtu ata me shumë humor i këndojnë edhe masave mbrojtëse kundër koronavirusit.

Kënga parodi po ashtu është shoqëruar me një videoklip i ndërtuar me klipe të shkurtra qesharake.

Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm