Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka javë të tëra që po qëndron në vendet europiane si Suedia e Brukseli.
Ajo madje ka nënshtetësinë suedeze, dhe mbase keni harruar por Zeqiri erdhi nga Suedia në Kosovë për të ndjekur ëndrrën e saj në muzikë.
Ndërsa tani, ajo na befasoi me një video incizim të realizuar në njërin nga sheshet më të njohura të Brukselit, ku këngëtarja shfaqet duke ecur e në prapavijë, dëgjohet një melodi muzikore.
Në këtë video, Zeqiri paraqitet me flokët e shkurtra, një stil ky i ri i saji të cilin këngëtarja e realizoi ditë më parë. /Prive.al