Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, e cila prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Stamboll të Turqisë duket se është e lumtur pafund.
E arsye për këtë, pos jetës luksoze që ajo e zbulon për ndjekësit në mediat sociale, duket të jetë një romancë.
Ani pse identitetin e personit që ia ka dërguar po e mbanë enigmë, dhuratat që në bazë të përshkrimeve nxisin kurreshtjen e një lidhjeje dashurie – nuk ka hezituar pa i postuar në Instagram.
Një buqetë me trëndafila të kuq, dhe një tufë e madhe trëndafilash të bardhë janë dhuratat që ia kanë zbukuruar ditën Tarakut.
”Arti i vërtetë i të shprehurit të dashurisë. Të dua”, ka mbishkruar ajo.