Morena Taraku ka publikuar projektin e paralajmëruar tash e një kohë të gjatë.
Kënga me titull “Sëag” flet për jetën e saj luksoze.
Muzikën e bëri NLS dhe DryBeatz ndërkaq tekstin e shkroi Morena bashkë me NLS. Videoklipin e realizoi produksioni MAX, në të cilin Morena shfaqet shumë provokuese teksa shkëlqen me imazhin e kuruar nga stilisti i saj Uron Esati.
Përveç kësaj, këngëtarja në këtë projekt muzikore vjen si repere./Prive.al