Momenti epik, Bora rrëfehet: Ishte e ekzagjeruar…

By

Të gjithë mbajmë mend një ndër momentet më të bukura të “Big Brother Vip”, ku Bora hyri për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk u largua pa takuar Donaldin.

Ky i fundit i rrëmbeu një puthje Borës, moment i cili u bë shumë viral, por si e ka përjetuar Bora këtë situatë?

Sonte në “Më lër të flas”, moderatorja tregoi se pas gjithë asaj, njerëzit u afeksionuan shumë dhe gjithçka bënte ‘bujë’, gjë e cila sipas saj u ekzagjerua shumë.

Ajo tha se ai moment u pasua me periudha të bukura por edhe të vështira, por që me ndihmën të afërmve të saj e kaloi.

“S’di ça të thuash për situatën se ka një vit që shoqërohet me lajme. Njerëzit u afeksionuan shumë, unë nuk i dua shumë publike por ndodhi ajo situata dhe u ekzagjerua më tepër nga media dhe nga njerëzit. Unë në këtë situatë isha vetëm 13 minuta e përfshirë, por ishte e ekzagjeruara. Pastaj ka pasur periudha të bukura edhe të vështira. Kam pasur afër njerëz që janë kujdesur shumë për mua, E rëndësishme është të kesh gjëra të bukura për tu marrë dhe t’i largohesh disa gjërave”- tregoi Bora në “Më lër të flas”.

Artikuj të ngjashëm