Është bërë zakon që je e nuk je këngëtar, pse jo, të kesh një këngë tënden.
E tillë është edhe rruga që ka marrë moderatorja shqiptare Luana Vjollca, e cila ndonëse nuk shquhet për ndonjë cilësi vokale, po vazhdon të sjellë këngë.
Tregu muzikor, shpejt do ta presë edhe një këngë nga ajo.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Luana përmes profilit të saj në Instagram, ku shkruan fjalën më të përdorur nga të famshmit këto ditë: “coming soon”.
Luana është prezantuar në fotografi teksa po gjironte klipin, me njërën nga kompanitë kosovare të produksionit të spoteve muzikore.
Detaje të tjera, moderatorja nuk ka bërë të ditura. /Prive.al