Moderatorja shqiptare në zi: Humb jetën babai i saj

By

Prezantuesja shqiptare Dojna Mema është përballur me një humbje të madhe në jetën e saj.

Babai i moderatores së njohur të Top Channel është ndarë  nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dojna përmes një postimi emocinues në Instagram ku ka grumbulluar si kolazh momentet më të bukura të kaluara bashkë si babë e bijë.

‘Nuk le asnje sekonde pa jetuar plotesisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jeten me nje kupe! Per ata qe njohen Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmone bashke, gjithmone nje shpirt per kater’ – ka qenë përshkrimi i Dojnës sipër videos.

Moderatorja e programeve rinore në vazhdimësi në rrjete socialeka ndarë pjesë nga familja e saj,përfshirë gjyshen e cila tashmë ka llogari të veten në Instagram dhe njihet gjerësisht nga ndjekësit e shumtë që ka. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm