Moderatorja shqiptare bën dedikim prekës pas humbjes së babait nga Covid-19

By

Viola Spiro ka humbur dy ditë më parë babain e saj nga Covid-19.

Duke cituar burime të ABC News, Prive transmetoi se i ati i Violës, Rudolf Spiro, 63 vjeç, kurohej prej ditësh në Turqi dhe ka humbur jetën atje dy ditë më parë.

Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shkruar fjalët më të ndjera për të atin

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur.” /Prive.al

Viola Spiro humb të atin prej Covid-19: 'Jam e copëtuar!'

Artikuj të ngjashëm