Neymar, dhe këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, dikur ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin për një periudhë disa vjeçare, por prej shumë kohësh ata nuk flasin më mes tyre. Ky i fundit duke përformuar edhe në festën e ditëlindjes së Neymar. Festa ekstravagante që u mbajt në Paris kishte mbi 200 të ftuar.
Neymar gjatë performancës së Malumës, u emocionua aq shumë sa edhe qau.
Mirëpo mes tyre hyri modelja e njohuar me prejardhje kubaneze – kroate Natalia Barulich.
Maluma ishte në lidhje disa vjeçare me modelen, duke e bërë atë protagoniste edhe në videoklipin e këngës së tij “Felices los 4”, mirëpo lidhja e tyre përfundoi disa muaj më parë.
Tani ajo është interesi romantik i futbollistit të njohur brazilian Neymar. Këtë e ka bërë të ditur aktiviteti i tyre në rrjete sociale, si dhe prezenca e modeles në ndeshjet e futbollistit.