Modelja e famshme e dashura e Brad Pitt?

By

Në mes të aktorit Brad Pitt dhe modeles Emily Ratajkowski duket se ka nisur një romancë dashurie. Kështu të paktën konfirmojnë burime të afërta pranë çiftit.

Por, burimet e njëjta pohojnë se në mes të dyshes, Pitt e Ratajkowski, aktualisht ka vetëm takime, por akoma jo diçka serioze, shkruan Page Six, transmeton KlanKosova.tv.

Komentet u bënë, pasi që kohët e fundit, aktori i “Bullet Train” ishte “kritikuar” nga fansat për pasivitet në jetën intime.

“Njerëzit kanë spekuluar për këtë për një kohë. Brad nuk po takohet me askënd. Por, Pitt dhe Ratajkowski janë parë disa herë së bashku”, ka thënë një burim tjetër pranë aktorit.

Pitt është ende duke kaluar nëpër divorcin e tij të diskutueshëm nga Angelina Jolie, ndërsa Ratajkowski po divorcohet nga Bear-McClard, 41 vjeç, pasi ai dyshohet se e tradhtoi atë.

Ratajkowski, autore e librit “My body”, iu referua vetes në një video të fundit të TikTok-ut, si një “person beqar që së fundmi po mendon për takime dhe gjëra të tjera”.

Ndërkohë, Pitt më parë ndezi spekulime mbi jetën e tij të dashurisë pas Jolie, me thashethemet se ai ishte në lidhje me këngëtaren Lykke Li, autoren Alia Shawkat dhe aktoren Andra Day. Por të gjitha thashethemet ishin hedhur poshtë nga aktori.

Artikuj të ngjashëm