Lulzim Jashari,modeli nga Kosova që mori vëmendje me pjesëmarrjen në “Përputhen”, programin e çifteve në Shqipëri e ka përmbyllur aventurën në këtë emision, ndonëse jo në formën e dëshiruar.
Pas një sage disa mujore të takimeve me vetëm një prej vajzave, Antonetën, Lulzimi nuk ka mundur që t’i rrëmbejë zemrën bukuroshes nga Tirana.
Kjo e fundit ka zgjedhur për takimin e fundit një prej djemve të tjerë, Anduelin, pasi mbajti me javë të tëra ndjekësit të dyzuar mes dy djemve.
Lulzimi është shfaqur i emocionuar pas këtij zhvillimi duke shprehur zhgënjimin por njëkohësisht edhe falënderimin për kohën e kaluar në këtë aventurë televizive të cilën fati se deshi që ta përfundojë ashtu siç pritej, duke e bashkuar zemrën me Antonetën. /Prive.al