Mobilizim total për festa: Arielena Ara jo një, por pesë këngë krishtlindjesh

By

Krijuesja e hitit “Nëntori”, ka bërë një mobilizim të hatashëm artistik për festat e fundvitit.

Arilena Ara, ka paralajmëruar një numër të madh këngës për ditët e fundit të dhjetorit, që sjellin ngrohtësi në çdo shtëpi e bashkojnë thuajse çdo familje.

Këngëtarja ka treguar në profilin e saj në Instagram, se kësaj here ka përgatitur pesë këngë që do publikohen këtë dhjetor, pak pa kaluar në vitin 2018-të.

“Snow in December”, “Kido”, “Silver & Gold”, “Bemer” dhe “Të huaj”, janë pesë këngët e Arilenës që janë prodhim i producentit dhe tekstshkruesit Darko Dimitrov. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm