Në fillim të këtij mileniumi, ajo debutoi me disa këngë, duke u bërë shumë e pëlqyer në skenën muzikore shqiptare.
Mirëpo, jetën në muzikë nuk e pati shumë të gjatë. Për një arsye ose tjetër, ka vendosur që të largohet nga kjo karrierë, duke krijuar familje dhe duke jetuar jashtë Kosovës.
Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli të cilën pothuajse të gjithë e mbajmë mend për këngët e saja argëtuese vjet më parë, tani është e martuar dhe ka dy fëmijë. Megjithatë, në koncerte ajo është aktive dhe meqë jeton në Kanada, bazuar në Instagramin e saj, ajo këndon për bashkatdhetarët tanë.
Ndonëse me vitë të tëra ajo nuk ka sjellë projekte a la Mirsa, një përgjigje që i dha një ndjekësi në llogarinë e saj në Instagram, na bën të mendojmë se ajo në fakt po i rikthehet skenës shumë shpejt. Ajo thotë se e ka marrë malli për fansat e saj dhe shpreson se shumë shpejt do t’i rikthehet skenës dhe muzikës. /Prive.al