Miriami feston sot ditëlindjen, Albani ndan urimin e ëmbël!

By

Kantautori Alban Skenderaj, pos si këngëtar njihet edhe për romancën e tij prej vitesh me këngëtaren, Miriam Cani.

E kjo e fundit sot feston ditëlindjen dhe ka mbushur plot 39 vjet.

Me këtë rast, Albani ka publikuar një dedikim të ëmbël kushtuar partneres, njëherësh nënës së fëmijëve të tij.

“Ditët që po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë. Por, synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë e lumturinë që vjen pas”, ka mbishkruar ai në një fotografi të çiftit.

“Këtë s’mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë që ti më dhuron si në familje ashtu edhe në punë me angazhimin dhe këshillat e tua të përditshme”, ka shtuar ai.

Për fund, Albani i ka premtuar Miriamit pushime kudo që ajo të do, duke nisur nga data 6 qershor.

 

View this post on Instagram

 

Artikuj të ngjashëm