Miriam Canin s’e çan kokën për kritikat, kaq bukur ka kohë që s’e kemi parë (FOTO)

By

Paraqitjet e saja publike, janë zbehur paksa që kur u bë nënë dhe nisi t’ia përkushtonte qënien e vet së bijës, Ameli.

Këngëtarja e famshme shqiptare, tashmë ka lënë anash edhe angazhimet në muzikë dhe projektet e reja, përderisa gjithnjë e më shumë po e shohim në krahët e vajzës së saj të vetme.

Mirëpo, ditëve që lamë pas, ajo ka filluar të publikojë fotografi të reja nga fotosesione të realizuara enkas për të.

Madje në imazhin e fundit, e veshur me një fustan të kuq, ajo rikthehet me shkëlqimin e mëhershëm.

Duke pozuar në një sallë elegante, ajo duket po aq klasike në një fustan me ngjyrën e dashurisë.

Kjo fotografi vjen pas një postimi të mëparshëm, ku u shfaq duke puthur në buzë vajzën e saj, veprim për të cilin u kritikua shumë nga publiku. /Prive.al

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Artikuj të ngjashëm