Nuk është e rëndomtë që një nga anëtarët e kabinetit qeveritar të promovojë një artist, por së fundmi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vlerësoi Noizy por jo si një reper dhe për kontributin e tij në hip-hop.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Denaj shkruan se përveç se këngëtar dhe kompozitor, Noizy është një sipërmarrës i njohur në vendin tonë dhe që në fakt duhet të shërbejë si shembull për të gjithë të tjerët.
Kjo nisur nga fakti që pas nisjes së rrugëtimit të tij në biznes me kompaninë e veshjeve “Ilyrian Bloodline”, ai tani ka regjistruar tetë marka ndërkombëtare që njihen edhe në botë. /Prive.al