Miloti i Etnon, së shpejti në ekran

By

Këngët e tij ndër vite në kuadër të Etnon i dimë të gjithë. Por në të ardhmen e afërt, Milot Hasangjekajn do të mund ta shohim në ekran jo vetëm në performanca dhe intervista që kanë lidhje me karrierën e tij.

Prive merr vesh se së shpejti ai do të nis një emision i cili do t’i dedikohet jetës urbane. Bashkë me të në këtë rrugëtim televiziv do jetë edhe Danny Boy, një ish rep artist.

Si koncept i emisionit do jetë portretizimi i jetës urbane nga perspektiva e artistëve të sferave të ndryshme duke shpalosur rutinën e përditshme të tyre, veturat, shtëpitë dhe hobit.

Mbetet të shihet së shpejti në ekran ky prodhim televiziv i cili si ide paraqet një novacion pasi do të sjell qasje nga një prizëm i paelaboruar më herët në mediat tona. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm