Miley Cyrus e ka vërtetuar sërish se është beqare.
Gjatë peformancës së saj në MTV VMA 2019, fansat vunë re një tatuazh të ri të këngëtares, në krahun e saj të majtë.
Të nesërmen, artisti i tatuazheve Daniel Winter, hyri në Instagram për të ndarë nga afër atë që kishte bërë në krahun e Miley.
Tatu thotë: “Koka ime po ndihej e frikësuar por zemra ime po ndihej e lirë”.
Ky tatuazh i ri i Mileyt, duket se i referohet ndarjes së saj nga Liam Hemsworth pas shtatë muaj të martuar dhe mbi 10 vjet bashkë si çift.