Miket më të mira: Në prag të martesës Xhesika Berberi, ka dy fjalë për Afërditën! (FOTO)

By

Festa e beqarisë për Afërdita Dreshajn, është një ngjarje që do zhvillohet për një javë rresht në Las Vegas.

Këngëtarja shqiptare e cila në pak ditë martohet me sportistin Jakub Kindl, po shijon ditët e fundit si beqare, në njërin prej vendeve më atraktive në botë.

Atje ajo ka mbledhur miket e saja dhe po bën namin me festë të çmendur, e njëra ndër shoqet që po e shoqëron në këtë udhëtim, është modelja e famshme Xhesika Berberi.

Në prag të martesës, Berberi ka dy fjalë për Afërditën, e cila po bëhet nuse.

“Sa shumë kujtime kemi bashkë! Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty kur mu deshe. Ndjehem e bekuar që kam një shoqe të ngushtë si ti. Të dua shumë”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm