Kanë vite që njihen, e përpos miqësisë ato i bën bashkë edhe profesioni. Këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni, janë ndër të paktat kolege që vazhdojnë miqësinë e duke lënë pas ‘rivalitetin’ në karrierë.
Madje këtë e kanë zgjidhur edhe me një këngë ‘Mike dhe Rivale’ e cila kishte një jehonë të madhe në publik kur u publikua.
Për vite me radhë u mësuam ti shohim të dyja bashkë në ekran përmes këngëve apo intervistave.
Çili dhe Ingriti para ‘Mike dhe Rivale’ sollën ‘Puci, Puci’ që ishte ndër më të dëgjuarat e kohës kur u publikua.
Tani shoqet shijojnë edhe statusin e të qenurit nënë dhe këtë fundjavë kanë qenë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe fëmijëve.
Prive sjell disa fotografi ku shihen këngëtaret ndër vite. Ja sa kanë ndryshuar ato.