Dikur i drejtuan armët e grushtet njëri tjetrit, por jo shumë më vonë i shtrinë dorën njëri tjetrit.
Bëhet fjalë për reperin Noizy dhe pjesëtarin e dikurshëm të Baba Stars, Albert Krasniqin, me të cilin reperi i famshëm i grupit OTR, pati një përleshje të ashpër fiks para dy vitesh.
Por gjithçka është lënë prapa krahëve dhe pavarësisht konfliktit e mosmarrëveshjeve, Noizy dhe ALberti janë bërë miq dhe këtë e dëshmojnë disa fotografi që Prive i ka siguruar.
Dyshja shihen pas procesit gjyqësor që i dha fund edhe kësaj mosmarrëveshjeje, duke u përqafuar me njëri tjetrin.
Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.