Mihrije Braha sfidon moshën, super seksi në spotin e ri

By

Ka kohë të gjatë që ajo qëndron stoike në estradën kosovare. Me një karrierë të bujshme muzikore, Mihrije Braha nuk di t’iu thotë jo projekteve muzikore.

Gjithmonë paraqitet me diçka ndryshe, duke sfiduar edhe moshën që ka.

Përkundër viteve që ka mbi supe dhe përkundër faktit se është bërë nënë, pamja e saj ka ndryshuar fort pak për të mos thënë aspak.

Se po mbahet fort edhe po i mposht efektet që mosha jep në pamje, 50 vjeçarja e dëshmon edhe në video-klipin më të ri të këngës “Si cigaren e fundit më fike”.

Duke ruajtur pamjen e një biondeje, ajo vjen në spot vetëm në një këmishë të bardhë dhe sigurisht, një cigare në dorë duke e shuar atë si simbolikë e një dashurie që u po ashtu u shua. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm