Michelle Obama zgjedh fjalët më të mira për albumin e ri nga Beyonce

By

Bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, Michelle duket se është ndër fanset më të mëdha të albumit të ri të Beyonce, “Cowboy Carter”.

Pëlqimin e saj për prurjen e re të Beyoncës, ish-zonja e parë e ka shprehur hapur me anë të një postimi në Instagram.

“Me ‘Cowboy Carter’, ti e ke ndryshuar lojën edhe një herë duke ndihmuar në ripërcaktimin e një zhanri muzikor dhe transformimin e kulturës sonë. Jam shumë krenare për ty. Kjo është një kujtesë se pavarësisht gjithçkaje që kemi kaluar për t’u dëgjuar, parë dhe njohur, ne ende mund të kërcejmë, të këndojmë dhe të jemi ata që jemi pa falje”, ka shkruar pos tjerash ajo.

E kjo nuk është hera e parë që Obama ndan mbështetjen e saj për krijuesen e hitit “Diva”.

Edhe në qershor të vitit 2022, Michelle ndau emocionet e saj për një nga projektet e artistes në atë kohë – këngën “Break My Soul”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Michelle Obama (@michelleobama)

Artikuj të ngjashëm