Michael Jackson kishte një ëndërr e cila s’iu plotësua kurrë…

By

Michael Jackson bëri shumë si këngëtar, por kishte një gjë të cilën donte ta bënte edhe pse nuk u bë kurrë – të luante rolin e James Bond, transmeton Klan Kosova.

Agjenti i filmit, Michael Ovitz ka kujtuar një takim kur mbreti i popit i tha atij se dëshironte të luante agjentin sekret britanik 007.

Ovitz më tej kujtoi se këngëtarit i tha se nuk ishte i aftë për rolin, duke i thënë: ‘Ti je shumë i ndjeshëm, Ti do të ishe i mrekullueshëm në të, natyrisht, por do të ishte keq për ty’.

Edhe pse Jackson kurrë nuk e luajti Bond, ai nuk u largua nga aktrimi. Përveç rolit të tij më të famshëm në ‘The Wiz’ gjatë vitit 1978, këngëtari gjithashtu luajti në ‘Moonwalker’ dhe në ‘Men In Black 2’.

Artikuj të ngjashëm