Mezi po pret të bëhet baba – Ledri Vula flet për atësinë në NIN

By

Reperi Ledri Vula mbrëmë ka folur në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova për jetën e tij personale.

I pyetur nga Alaudin Hamiti nëse prindërit po i bëjnë presion të martohet meqë ka mbushur 32 vjec, ai ka thënë se ata kanë shumë dëshirë që ky të martohet.

Megjithatë, Ledri ende nuk ka një lidhje të cilën e ka bërë publike dhe s’ka dhënë shenja se është afër martesës.

Ndërsa ai ka folur edhe për dëshirën për tu bërë baba.

“Dua edhe unë që të kem një fëmijë. I dua fëmijët e edhe me të shokëve të mi kaloj mirë. Kam shumë dëshirë të bëhem baba. Jam i gatshëm të krijoj familje. Kur po i shoh të gjithë rrethin tim me fëmijë, edhe unë po dua të jem në mesin e tyre.”, ka thënë Ledri.

Ndiqeni të plotë intevistën në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm