Metoda natyrale për të kuruar djegien nga dielli në kushte shtëpie

By

Në qoftë se deri pak javë më parë ankoheshit nga dimri i stërzgjatur, shirat e bezdisshëm të prillit dhe majit e temperaturat e ulëta, ky muaj paraqitet komplet ndryshe ndaj bëhuni gati për një verë të çmendur.

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që një pjesë e mirë e njerëzve të zgjidhnin të shtunën e të dielën për të pushuar në bregdet, megjithatë me siguri nuk e kishit marrë parasysh se mund të digjeshit.

Nëse deri më dje keni besuar mamanë ose gjyshes që ju lyente shpinën, shpatullat ose këmbët me kos, pa ditur se enzimat e tij acide dëmtojnë akoma në rëndë lëkurën e skuqur, nuk keni më arsye për ta bërë.

Ne ju sjellim disa metoda natyrale për të kuruar djegiet e diellit

Aloe Vera
Gjeli i Aloe verës është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me gjelin e Aloe verës dhe me to të lyeni zonën e djegur.

Këshillohet që degët e Aloe verës të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.

Qumësht
Pse të përdorni kosin kur keni qumështin? Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.

Kamomil
Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit.

Artikuj të ngjashëm