Gjatë darkës së banorëve të nominuar, një pyetje super pikante iu është drejtuar Metit.
“A është e vërtetë se dështimi si gazetar të bëri largohesh nga gjëja që e doje më së shumti, televizioni?”, ka qenë pyetja drejtuar Metit.
“Nga pyetja po e shoh se nuk më paskan njohur mirë. Unë që 6 vite nuk jam pjesë e televizionit, për shkak se sinqerisht e dinë edhe ata që kanë punuar me mua, se në momentin që jam martuar, familja ime ka qenë në Suedi, në momentin që ma ka lindur vajza unë jam ndje shumë keq, nuk kam pasur mundësi me qenë në vendin apo spitalin ku ka qenë gruaja ime, pasi që më është refuzuar viza katër ose pesë herë dhe kjo për mua ka qenë vdekje”, ka thënë Meti.
“Unë gruan time e kam parë duke lindë përmes FaceTime-it, unë kam qenë në shtëpi ajo ka qenë në spital, kështu që ka qenë ndjenja më e keqe por edhe më e mirë por që nuk kam qenë afër, edhe arsyeja e vetme që Metin e ka larguar nga familja, Prishtina, Kosova, vëllezërit e motrat, televizioni është pikërisht veç familja, asgjë tjetër”, ka shtuar tutje ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.