Së fundmi, Dafina Zeqiri zbuloi ekskluzivisht për NIN me Alaudin Hamitin se nëna e saj do të jetë pjesë e albumit të ri, të titulluar “Dafine moj”.
Ajo për më tepër flet edhe për raportin e ngushtë që ka me nënë e saj.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një foto të një mesazhi që nëna e saj, Melihatja i kishte dërguar në Instagram.
“DRITA IME, SHPIRTI IM, YLLI IM…ZOTI TE BEKOFTE!”, i shkruan nëna në mesazh, ku këngëtarja ia ktheu, ““Më mungon shumë! Inspirimi im i vërtet! Nëse e njihni atë në mënyrën që unë e njoh?- Definicioni i vërtetë i asaj që jam unë”. /Prive.al