Princi William ndau një mesazh të fuqishëm përpara kthimit të tij zyrtar në detyrat mbretërore, pas lajmeve për kancerin e Princeshës së Uellsit.
Në një mesazh për të humburit nga vetëvrasja në komunitetin e Forcave të Armatosura, trashëgimtari i fronit tha: “Ju lutem ta dini se nuk jeni vetëm” në një parathënie të shkruar për një seri udhërrëfyesish për veteranët ushtarakë dhe të dashurit e tyre, botuar nga Suicide. Princi përshkroi se si ai dhe Princesha e Uellsit kishin takuar shumë familje të viktimave gjatë viteve dhe e kuptuan “fuqinë që vjen nga shkëmbimi i përvojave”.
Princi i Uellsit tha se ishte “thelbësore që zërat e atyre që humbën jetën nga vetëvrasja të dëgjoheshin”, përpara se të shtonte: “Nuk ka asnjë kufizim kohor për të përpunuar pikëllimin, por Kate dhe unë kemi takuar shumë familje të viktimave gjatë viteve dhe e dimë fuqinë që vjen nga shkëmbimi i përvojave, edhe në rrethanat më tragjike”.
Mesazhi vjen përpara kthimit të William në detyrat zyrtare nesër me një vizitë në një organizatë bamirësie për shpërndarjen e tepricave ushqimore dhe një qendër rinore. Kjo do të jetë angazhimi i tij i parë zyrtar që kur gruaja Kate, e cila po bën kimioterapi, zbuloi lajmin për kancerin. Familja kaloi gjithashtu pushimin e Pashkëve në rezidencën e tyre Amner hall në Norfolk.