Përkundër se ribashkimi i tyre është tashmë një çështje që s’përbën lajm sepse dihet prej muajsh, Loredana dhe Mozzik po vazhdojnë t’i bien ‘rrotull’ sa i përket raportit të tyre.
Ata shpesh lënë edhe mesazhe të koduara në rrjete sociale të cilat ngrisin pikëpyetje sa i përket asaj që na pret.
Së fundmi, të dy kanë postuar nga një pjesë të një togfjalëshi i cili merr kuptim vetëm si i përbashkët.
Njëri ka zgjedhur “luftën” e tjetri “trëndafilat” për të paralajmëruar diçka që ka të bëjë me “Luftën e trëndafilave”.
View this post on Instagram
Emërtimi i tillë daton nga shekulli 15 dhe shpreh rivalitetin e kampeve të ndryshme politike në Mbretërinë e Bashkuar por në rastin e Loredanës dhe Mozzik duket që të jetë paralajmërim për projektin e tyre të përbashkët.
Kjo këngë është punuar prej kohësh dhe planifikohet që të shënojë zyrtarizimin e rikthimit si çift në jetën private por edhe në muzikë.
Kujtojmë se Loredana së fundmi realizoi në Zvicër xhirimet e projektit të radhës solo ku pjesë e pandashme në prapaskenat e xhirimeve ishte Mozzik. /Prive.al
View this post on Instagram