Po rritet shpejtë dhe dita ditës po bëhet më i lezetshëm. Dje ai mbushi plot gjashtë muaj, një gjysmë viti jetë.
Dhe meqë vetëm ditëlindjet nuk mjaftojnë, gjashtë mujori i lindjes së Tianit y shënua nga Tuna e artisi, sikurse çdo muaj tjetër.
Por kësaj here ishte më i veçantë. Atij i erdhën gjyshërit për vizitë, babai i Tunës dhe ai i Patrisit, e aty u shkrep një fotografi shumë e bukur e tyre, të cilën Patris Berisha e ka publikuar në Instagram.
E në anën tjetër Tuna ka publikuar një dedikim mjaft interesant, që për nga fjalët duket t’i jetë dedikuar Patrisit me të cilin është mjaft e lumtur.
“Ndjehem sikur gjithçka ne jetën time, me ka dërguar drejt teje. Zgjedhjet e mia, pendimet e mia dhe zemërthyerjet. Gjithçka. Dhe kur jemi bashkë, duket sikur e tërë e kaluara ime ia ka vlejtur. Për shkak se sikur të kisha bërë vetëm një gjë ndryshe, s’do të të kisha njohur”, shkruan ajo. /Prive.al