Mënyrat me të cilat frika ndikon në jetë dhe lidhje

By

Frika ka ndikim të madh në zgjedhjet që bëni, vendimet të cilat i merrni dhe jetën që zgjedhni.

Shpesh, kaloni një jetë dhe një marrëdhënie që është e pashëndetshme për ju për shkak të frikës që keni.

Ajo mund të lidhet me humbjen e një personi ose me të qenit të pasigurt për atë që mund të pasojë nëse ndani rrugët nga jeta ose marrëdhënia që keni.

Disa nga mënyrat me të cilat frika i’u bën të ngecni në të njëjtin vend janë:

Frika nga refuzimi: Shpesh bartni trauma të së kaluarës, si refuzimi dhe tradhëtia nga njerëzit që keni dashur. Prandaj, kur mendoni se po afroheni shumë me dikë, përpiqeni ta largoni. Kjo vjen nga frika e thellë për t’u refuzuar ose lënduar përsëri. Prandaj, ndaloni së qeni të ndjeshëm ndaj dikujt.

 Qëndrimi në marrëdhënie jo të shëndetshme: Edhe pse ndonjëherë e dini se nuk vlerësoheni apo respektoheni në një lidhje, vendosni të qëndroni ende, për shkak të sasisë së kohës dhe emocioneve që keni investuar tashmë në të.

 Sjelljet vetëflijuese: Zvarritja, kënaqja e njerëzve dhe hiper-pavarësia janë disa nga sjelljet vetëflijuese të cilave u përshtateni për shkak të frikës nga kritika dhe dështimi që keni.

 Vetëvlerësimi i ulët: Për shkak të mënyrës se si përcaktoni vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tuaj, ju mund të qëndroni në profesione që nuk i’u shërbejnë apo nuk i’u vlerësojnë më. Kjo vjen nga frika për t’u refuzuar diku tjetër.

 Të thoni po kur dëshironi të thoni jo: Frika për t’u gjykuar dhe keqkuptuar nga njerëzit ju bën të pajtoheni me gjëra me të cilat nuk jeni dakort. Kjo ndodh kur mendoni se nuk duhet të jenji të papëlqyer nga të tjerët. Prandaj, ju u japni përparësi të tjerëve para vetes.

Artikuj të ngjashëm