Ditë më parë ajo u fejua me dashurinë e saj, Alex Rodriguez.
Këngëtarja e aktorja e famshme amerikane, mori propozim nga partneri i saj në plazh dhe në gisht vuri një unazë 5 milion dollarëshe.
Por ish bejsbollisti amerikan, u akuzua nga një ish koleg i tiji për tradhti karshi Jennifer Lopez.
Por këngëtarja nuk e ka bezdi fare atë që u raportua në media. Ajo ka publikuar një seri të re imazhesh me të fejuarin e saj nga momenti i propozimit dhe duket më se e lumtur, e këtë ditë e ka përshkruar si njërën më të bukurat në jetën e saj.
Ish lojtari i Major League Baseball Jose Canseco e ka akuzuar Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares e aktores së famshme amerikane Jennifer Lopez, po e tradhton atë.
Jose ka shkruar në Tëitter duke thënë se Alex ka një aferë dashurie me ish gruan e tij Jessica Cansecon.
“Po e shihja World Of Dance dhe Jennifer Lopezin. A e di ajo se Alex Rodriguez po e tradhton atë me ish gruan time? Vajza e gjorë, ajo as që ia ka idenë kush është ai”, ka shkruar Jose vetëm një ditë pasi Jennifer Lopez e shpalli fejesën me Alex.
“Jam i gatshëm të bëj edhe një poligraf për ta vërtetuar se ajo që po them për Alex Rodriguez është 100% e vërtetë”.
Ndërsa në anën tjetër, nuk ka pasur as konfirmim dhe as demantim të akuzave.