Sapo filluam të mendonim se Beyonce s’mund të bëhej më seksi, BAM – ajo paraqitet në një super fustan, që i hedhë në pah format fantastike.
Duke u paraqitur në mbrëmjen e përvitshme të TIDAL të kompanisë që udhëhiqet nga bashkëshorti i saj, këngëtarja nënë e tre fëmijëve, absolutisht kishte bërë zgjedhjen e duhur.
Në tepihun e kuq në New York, ajo u paraqit me një fustan të gjelbër si Emerald, të gjatë deri në tokë e të ngushtë për trupi, me një të qarë që shfaqte këmbët e saja të mahnitshme.
Ajo kishte zgjedhur që edhe gjoksin ta linte të hapur dhe me këtë pamje, është vështirë e besueshme se ajo ka lindur binjakët Rumi dhe Sir vetëm katër muaj më parë. /Prive.al