Një tjetër këngëtare shqiptare me një super veturë të re!

By

Duket se shumica e këngëtareve në estradën shqiptare kanë pritur muajt e nxehtë për të bërë investime dhe ndryshime rrënjësore.

Pas Tunës dhe Fjolla Morinës, një tjetër këngëtare shqiptare është bërë me veturë të re.

Bëhet fjalë për Xhensilën që nga tani e tutje do të ngasë një Mercedes Benz të tipit të ri.

E gëzuar, Xheni lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku shihet në top formë teksa ia bën ‘sefte’ veturës së re të cilën e mori para dy ditësh.

Ndryshe, nga Xhensila shumë shpejt vjen projekti i ri muzikor me videoklip ku ajo do shfaqet me ndryshime në pamje dhe imazh në një këngë që pritet të jetë hit. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm