Të dyja të bukura dhe me trupa tejet fit, por ushqimit s’ia ndajnë.
Të paktën jo Afërdita Dreshaj që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet për punë e për pak pushime në Prishtinë.
Këngëtarja e modelja e famshme, është takuar me kolegen e saj po ashtu shumë të njohur Çiljeta Xhilagën, me të cilën ka ndarë bashkë pasditen e së enjtes.
Dyshja kanë drekuar nën shoqërinë e njëra tjetrës në një restorant të Tiranës dhe e kanë qerasur veten me ushqim të bollshëm.
Ndonëse do mendonim se ato kanë me “kët” dhe porosisin sallata nga rukola e trangujt, e kemi pasur gabim.
Dy koleget po hanin tip sandviç ‘club’ të shoqëruar me patate të skuqura që janë sinonim i kalorive dhe është Afërdita që e ka publikuar tërë këtë nam në Instagramin e saj. /Prive.al