Mendonim se Morena nuk ha dhe mbanë vijën? Shiheni këtë video, një llupëse e vërtetë

By

Fizik i përkryer, këmbë bark dhe të pasme të tonifikuara dhe ne do e mendonim se ajo kujdeset maksimalisht për ushqimet që fut në trup.

Por Morena Taraku nuk qenka fort e interesuar në selektimin e gjërave që ha dhe këtë e dëshmoi përmes një videoje që ka lansuar në llogarinë e saj në Instagram.

Bukuroshja zeshkane, bën palestër dhe pas palestrës bën atë që të gjithë ne do e bënim: të hanim pa kontroll!

Meqë tani jeton në Stamboll, Taraku ka publikuar një fotografi të veten duke ngrënë një ushqim tradicional turk, të shoqëruar me çaj!

“Si ndjehem unë pas ushtrimeve të përditshme”, ka shkruar këngëtarja, që po hante një gjellë me shumë pasion. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BnzCcWilSFy/?taken-by=morenataraku

Artikuj të ngjashëm