Robert Berisha dje në Sol të Klan Kosova deklaroi se posteri i tij në koncert ishte nxjerrë nga Xhensila për ta dëmtuar produksionin në të cilin ishte Besi.
Kjo pasi u kuptua se ai e kishte pasur të caktuar qëndrimin në Ferma VIP dhe nuk ishte malli për vajzën arsyeja e vërtetë pse la garën.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i menaxherit të Xhensilës.
Ai është shprehur se karrierën nuk e kanë ndërtuar me skandale por vetëm me punë
Si provë, menaxheri i këngëtares ka nxjerrë audion ku Roberti e garanton organizatorin e koncertit në fjalë që del me datë 8, fiks edhe kur ndodhi largimi i tij.
Audio është dërguar një orë para hyrjes në Ferma VIP duke e shpërfaqur hapur gënjeshtrën e këngëtarit që topin deshi ta hedhë tek Xhensila. /Prive.al