Menaxheri i Babastars sfidon vetëm dy emra për hitin e verës!

By

Tashmë ka nisur zyrtarisht “beteja” e artistëve për këngën më të dëgjuar të stinës së nxehtë. E si asnjëherë më parë kjo periudhë do të jetë e mbushur me bashkëpunime.

Tashmë është bërë zakon që çdo verë, dyshja e njohur nga Babastars, Ghettogeasy dhe Majk të sjellin një duet së bashku.

Ky do të jetë i gjashti me radhë nga ky kombinim që ka rezultuar i suksesshëm, e prandaj menaxheri i tyre, Babastars ka sfiduar këta dy artistë të thejnë rekordet e tyre paraprake meqenëse kanë prekur edhe shifra tejet të larta siç është projekti “Ajo” me 79 milionë klikime apo “S’jena mo” me 52 milionë.

“5 këngët e kaluara, 5 megahite në Shqiptari. Megahiti i radhës, me i’a thy rekordin vetit” – është shprehur Dekorim Sahiti, teksa pozitiv mbi këtë prurje shprehet edhe Ghettogeasy i cili ka shkruar: “Po ta dorëzoj tani Majk, urime. Nuk po kemi vend, ku ti lëmë trofetë. I gjashti me radhë”.

Ky duet tashmë është gati dhe lansimi i saj është çështje ditësh./Prive.al

Artikuj të ngjashëm