Këngëtarja Melinda Ademi me intervistën e saj në “NIN” të Klan Kosova ka pushtuar rrjetet.
Ajo është komplimentuar për sinqeritetin dhe emocionin që transmetoi përmes rrëfimit të saj ekskluziv.
E buja e intervistës ka mbërritur deri tek koleget e saj.
Për përgjigjen në “Haje ose thuaje” të Melindës, ka reaguar Elvana, e cila ishte e përzgjedhura e reperes si këngëtarja e preferuar e saj nga diskografia shqiptare.
“Shumë dashuri për ty. Vazhdo kështu” – është shprehur Elvana në anglisht.
Një bashkëpunim mes vajzave? Do ishte super po të konkretizohej në të ardhmen. Ku i dihet! Le të shërbejë kjo intervistë për këtë qëllim. /Prive.al