Melinda ‘çartet’ në skenë, çka e nervozoi këngëtaren? (VIDEO)

By

Pas hiteve të njëpasnjëshme që i kanë garantuar data, Melinda po vazhdon suksesshëm turin veror.

View this post on Instagram

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

Çdo natë, ajo është me ata që pëlqejnë muzikën e saj në Kosovë e Shqipëri duke performuar këngët të cilat rangohen ndër më të dëgjuarat.

Turi sjell momente nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato të nervozes.

Një i tillë me shumë gjasë është kapur nga ndjekësit dhe po qarkullon në TikTok.

Në videon disa sekondëshe, këngëtarja shihet teksa kthehet e acaruar nga pjesa e DJ-it.

Ndonëse nuk mund të konfirmohet, thuhet që reagimi ka ardhur për shkak të problemeve teknike me zërin që e kanë shpërqendruar artisten nga dhënia e maksimumit në performancë.

Video në vijim. /Prive.al

@applex46 Kush ma ka ba MELINDEN nervoz😱 😍#melinda_ademi #melindaademi #😍❤️ #fyp #kosovo #kosovo #sexy #albania #melinda_ademi ♬ Kjo Vere – Melinda Ademi

Artikuj të ngjashëm