Modelja Megi Pojani ka folur për bashkëpunimin me Don Xhonin.
E pyetur nga Argjira Spanca në “He/She’s on Top” ku është në rolin e jurisë, Pojani ndau komentet për reperin kosovar.
“Shumë mirë shkoi, ishte një eksperiencë e bukur dhe Don Xhoni është një djalë vërtet special. Për të gjithë që mund të kenë kuriozitet ta njohin, Don XHoni është edhe më i mirë se ç’duhet në kamerë. Është boki jem, shprehja ime dhe e tij. Mbase është slang në Drenicë por boki jem është shkurtim për babloki” – është shprehur Megi.
Kujtojmë se të premten, Prive raportoi për prishjen e raporteve të Megit me Noizyn, zhvillim ky që përkon me pjesëmarrjen e saj në klipin “Katile” të Don Xhonit, me të cilin Noizy pati përplasje publike. /Prive.al